Teksa fliste në takimin e “Forumit Shqiptar për Liri dhe Demokraci”, ish- kryeministri Sali Berisha ka marrë një propozim nga një djalë i cili ishte i ftuar në panel për të bërë pyetje. Ai i kërkoi Berishës, duke e quajtur edhe ‘doktor’, të bënin një ‘selfie’. Këtë kërkesë djali e argumentoi me faktin se qeverisja aktuale e bën të ndihet keq, ndaj donte të kishte kujtim me Berishën, pasi e cilësoi ilaçin e popullit.

“Më falni doktor Berisha, fakti që po qeverisemi nga një parti që le të themi të vërtetën më jep ndjesi negative, si ilaçi i popullit që jeni, do doja të bëja një foto me ju që sa herë të ndihem keq të nxjerr foton”,- tha djali, cituar nga panorama, e cila publikoi edhe videon.

http://www.dailymotion.com/video/x3hm280_berisha-selfie-me-nje-te-ri_news