Maddona dhe ish-bashkëshorti i saj, Guy Ritchie, prej muajsh janë në një betejë ligjore për kujdestarinë e djalit të tyre, Rocco. Me gjithë lutjet e mbretëreshës së popit që i biri të qëndrojë me të dhe dedikimeve të shumta që i ka bërë në të gjithë koncertet e saj, ai nuk ka pranuar të kthehet tek e ëma.
Dhe jo vetëm kaq, por 15-vjeçari i është drejtuar rrjeteve sociale duke e ofenduar rëndë të ëmën. “Rocco Ritchie, djali i një k…”, – ka shkruan Rocco në adresën e tij në Instagram, duke e rënduar më tej raportin me të ëmën.