Tiranë, 13 shtator 2014 –  Teksa shumë të rinj krenohen me të ardhurat e prinderve të tyre duke postuar fotot e orëve dhe makinave super të shtrenjta në rrjetet sociale, djali i presidentit Bujar Nishani është krenuar me të drejtën e studimit që ka fituar në Vjenë. 

Përpos suportit që ka marrë nga familja e tij, duket se rezultatet dhe përgatitja e tij e kanë shpërblyer, për të kryer studimet jashtë vendit. 

Ersi ka fituar të drejten e studimit për të ndjekur shkollën e lartë për mjekësi në Vjenë. Këtë gjë e kemi mësuar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Facebook. 19-vjeçari ka njoftuar të gjithë miqtë për rezultatin që kishte arritur në testin e kryer për të fituar këtë të drejtë studimi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/