Filip Karadjordevic, djali i vogël i princit trashëgimtar të kurorës serbe, Aleksandar Karadjordjevic, u martua dje në Beograd gjatë një ceremonie të zhvilluar në katedralen e kryeqytetit serb, martesa e parë e një trashëgimtari të familjes mbretërore në 95 vite.

Princi Filip, 35 vjeç u martua me Danica Marinkovic, artiste e moshës 31 vjeçare, vajza e një piktori të famshëm serb, Milan Cile Marinkovic.

Nusja kishte veshur një fustan të bardhë të krijuar për rastin në fjalë nga stilistja serbe, Roksanda Ilincic, mjaft e njohur pasi veshjet e saj të kuruara blihen nga gra me pozitë si dukesha e Kembrixhit dhe Michelle Obama.

Ceremonia u mbajt nga patriarku i Kishës ortodokse serbe, Mgr Irinej.