DURRËS, 13 tetor 2014– Në një kohë që Edi Rama ishte në tribunën VIP bashkë me bashkëshorten Linda për të parë ndeshjen e kombëtares, djali i tij, Gregor Rama ka fotografuar këto çaste fantastike kur kombëtarja jonë barazoi me Danimarkën.

Në rolin e fotoreporterit, Gregori është parë nga tifozët e shumtë teksa ai qëndronte së bashku me kolegët e tij fotoreporterë duke fiksuar momentet më të bukura dhe më kulminante të ndeshjes. Djali i madh i kryeministrit është duke studiuar për pikturë, ndërkohë që një pasion tjetër i tij është edhe fotografia.