Djali i vogël i Sokol Olldashit, deputetit të ndjerë demokrat që humbi jetën në një aksident automobilistik në nëntor të 2013-ës, ka sot ditëlindjen.

Kleiti mbush sot 15 vjeç, por këtë gëzim nuk ka mundur ta ndajë dot me të atin. Për të gjithë ata që kanë uruar më të voglin e familjes Olldashi është kujdesur gjyshja e tij t’u përgjigjet. Nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi i ka falenderuar për gjithçka, nëpërmjet Facebook-ut.

“Te nderuar miq, qe morret kohe nga koha juaj per te na uruar me rastin e ditelindjes se Kleitit, nga zemra ju falemderoj, duke shprehur mirenjohjen dhe respektin per ju. Qofshi te nderuar dhe te gezuar ne familjet tuaja”, shkruan Kozeta Mamaqi në Facebook.