Në takimin e sotëm që kreu i PD-së, Lulzim Basha pati me studentët evropianë ishte edhe djali i madh i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.
"Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Evropë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.
Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve evropiane.
Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi", u shpreh Basha.
300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), organizatë studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD-ja, do të jenë të shtunën në protestën e opozitës para Kryeministrisë në orën 18:30.





