Pas fitores së Igli Carës i cili u zgjodh si kreu i ri i PD-së për Durrësin, kanë nisur dhe urimet e para.

Djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, ka publikuar këtë foto me Carën teksa e uron si demokratin e parë të Durrësit.

Cara fitoi sot garën për drejtimin e PD-së ku u përfshinë dhe dy kandidatët e tjerë: Ardian Muka dhe Osman Stafa.