11 maj 2015 – Djali i deputetit Spartak Braho nuk i bindet policisë rrugore në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, 33-vjeçari nga Durrësi, Arbër Braho, ndërsa drejtonte një makinë “Hunday” mëngjesin e 8 majit, ka kaluar me të kuqe dy semaforë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai është ndaluar më pas te Kryeministria, ku i është shmangur testit të alkoolit. Braho është larguar nga vendi i ngjarjes, duke bërë që punonjësit e policisë të kërkojnë penalizimin e tij. Mësohet se pas kallëzimit, ndaj 33-vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”