Gjykata e emigracionit në Britani ka vendosur për të mos deportuar një 39-vjeçar shqiptar të dënuar me 2 vite burg në 2017, pasi u kap me 250 mijë paund.

Por asryeja sipas Dailymail është e çuditshme, pasi djali i tij nuk pëlqen ushqimin e huaj të pulave.

Ndër të tjera gazeta britanike shkruan se do të ishte ‘tepër e ashpër’ që djali 10-vjeçar të detyrohej të kthehej me babain e tij për shkak të problemeve të tij shqisore me lloje të ndryshme ushqimi.

Gjykatësi pranoi ankesën e babait kundër dëbimit si pasojë e shkeljes së të drejtës së tij për jetë familjare.