Tiranë, 15 mars 2014– Djali i deputetes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, Genari, për herë të parë ka dalë në publik çift me të dashurën e tij, Eva Murati. Ata kanë qenë në inaugurimin e librit të Dasara Malltezit, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kanë ndaluar për të bërë një foto bashkë në banerin e vendosur në hyrje. Edhe pse Genari dhe Eva janë fotografuar bashkë në plazhin e Dhërmiut, kjo është hera e parë që pozojnë me dashje së bashku. Eva, e cila tashmë njihet dhe si moderatore në “Agon Channel”, e ka nisur karrierën e saj si modele që në moshën 15-vjeçare. Ajo ka deklaruar në media se tashmë e ka marrë konsensusin e familjes për të vazhduar në botën e modës, ndërsa për studimet e larta i intereson dega e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





