Një person me probleme mendore i vë zjarrin shtëpisë.
Fatmirësisht, nga ngjarja e ndodhur në lagjen nr. 17 në Durrës nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ka qenë ora 17:45 e së dielës, kur shtetasi H.G. 31 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Policia thotë se i riu vuan nga probleme mendore.
Nga ngjarja janë djegur vetëm veshje e libra.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





