Ka folur për mediat, babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra ditën e djeshme në Itali nga një shtetas algjerian.

I riu u qëllua me shtizë peshkimi nga algjeriani, pasi hyri për të shuar një konflikt mes këtij të fundit dhe shokut të tij.

Babai Agim Bitri ka kërkuar ndihmë që trupi i djalit të tij të mbërrijë në Shqipëri, pasi vetë nuk kanë mundësi ekonomike.

Ai ka thënë se bashkëshortja nuk e di ende për vdekjen e 23-vjeçarit.

“Gruaja nuk e di që ka vdekur. I kam thënë që është në gjendje të rëndë. Kërkoj drejtësi dhe dëmshpërbilm për djalin tim. Ai është një ëngjëll. I kërkoj ndihmë shtetit kush mundet. Edhe tani që po flas të dridhem. I kërkoj kryeministrit, kush të mundet. Nuk mund të flas. Gruaja dhe unë kur gjejmë punë punojmë. Bukë me krip të ha e të më vijë djali. Drejtësia të vete në vend. Unë skam mundësi, skam as pashaportë. S’kam as lekë të iki”– u shpreh ai.