Një 14-vjeçar humbi jetën ditën e sotme gjatë një konflikti të ndodhur mes të miturve sot në shkollën 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ndërsa një tjetër bashkëmoshatar ka mbetur i plagosur.

Babai i të plagosurit tregon se i biri është në gjendje të qëndrueshme, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Ai thotë se djali i tij nuk ishe nxënës i shkollës Fan Noli, dhe se shoku i tij i ka kërkuar që të shkojnë dhe të takojnë disa persona, bashkëmoshatar. Siç i ka pohuar i biri, sapo kanë shkuar dhe janë takuar, i kanë sulmuar me thikë.

Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup. Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, shprehet ai.