Gazetarja Anila Basha ka publikuar foton e parë me djalin e saj Arisin dhe me të ëmën. Pamjet janë shkrepur një muaj pasi Aris ka ardhur në jetë, ndërsa gazetarja Basha nuk ka nguruar që të zbulojë edhe portretin e tij.
Vazhdimisht gazetarja ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me nënën e saj, sidmos pas humbjes të së atit, prej emrit të të cilit (Aristotel) vjen edhe Aris.
Gazetarja u bë nënë për herë të parë, lajm të cilin e shpërndau vetë në rrjetet e saj sociale, ku edhe falenderonte të gjithë ata që e kishin ndihmuar dhe i kishin qëndruar pranë gjatë pritjes së ëmbël.





