Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 14 të qytetit të Korçës.

Viktima Sanie Demollari, 80 vjeçe, dyshohet se është mbytur nga djali i saj Ylli Demollari rreth 50 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në apartamentin e tyre.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.