Filiali i postës shqiptare në Kamëz është grabitur nga një person sot rreth orës 14:20.

Mësohet se një person me kapuç që dyshohet se kishte dhe një pistoletë është futur në postë dhe i ka marrë me dhunë sportelistes një sasi lekësh.

Policia ka rrethur zonën, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova” dhe po vijon krehjen e zonës pasi grabitësi është larguar në këmbë.

Gjithashtu do të verifikohen dhe pamjet e sigurisë.