Selman Aliaj, 28-vjeçari i cili masakroi me çekiç babanë e tij mbrëmjen e së premtes dhe trupin ia hodhi në liqen, kishte caktuar edhe datën e dasmës e për pak ditë do të lidhte kurorë. I riu jetonte me babanë 74-vjeçar Fejzi Aliaj dhe do të martohej me Manushaqen më datë 14 janar 2018.

Viktima, babai i dhëndrit, siç dukej edhe nga postimet e tij në rrjete sociale, ishte i entuziasmuar për këtë gëzim dhe e kishte bërë publik në “Facebook” ku shkruante:

Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën (- 14- ) janar viti (- 2018-) kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora (-10 -) paradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në gëzimin tonë. Rrespekte, Fejzi Aliaj”.

fejzi aliaj

Ai jo vetëm që nuk arriti ta shihte djalin e tij dhëndër, por ishte pikërsisht dora vrastare të birit, ajo që i mori jetën. Ai e vrau me çekiç të atin dhe më pas trupin ia hodhi në liqen.

NGJARJA SIPAS NJOFTIMIT TË POLICISË:

Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :

• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal