Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku shtetasi Ajet Lleshi 25-vjeç, ka plagosur me thike në shpinë nënën e tij Safie Sina 56-vjeçe.
Mësohet se 56-vjeçarja, e martuar dy herë, kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë.
Ndërkohë, duke ikur për te nëna e saj në institut i biri e ka ndeshur në rrugë dhe e ka goditur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet me dije se Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.





