Dhunë në një familje në Durrës, policia arreston në flagrancë djalin që dhunoi të atin.

Specialistët për Krimet arrestuan Bledar Islamin 41 vjeç, banues në Durrës.

Ai ka qenë në banesë, kur ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit L.I. 66 vjeç.

Policia bën të ditur se gjithçka ka ndodhur edhe në prezencë të vajzës së mitur 13-vjeçare të autorit.

Ndaj djalit dhunues rëndon akuza e “Dhunësnë familje”.