Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Dardania” në qytetin e Prizrenit.

Nga raportimet e para mësohet se një 30-vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 50-vjeç. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, personi me iniciale M. H. dyshohet se ka sulmuar prindërit e tij, teksa i vdekur ka mbetur babi. Ende nuk dihen detajet e plota të ngjarjes.

Deri më tani nuk bëhet i ditur shkaku i konfliktit dhe policia vijon hetimin e rastit.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.