Sakdin Duangphakon, 36 vjeç theri më thikë të atin pasi harroi t’i hidhte salcë peshku supës së tij të preferuar.

65-vjeçari u vonua shumë për ta zierë mishin që i biri kishte sjellë për të gatuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Buriram, në Tailandën jugore, raporton Daily Mail.

Ai rrëmbeu një shishe dhe e goditi në atin në kokë. E dëmtuar mbeti edhe nëna e tij, të cilën ai e qëlloi me shuplakë pasi u përpoq të ndërhynte për të mbrojtur bashkëshortin.

Ajo doli për të kërkuar ndihmë ndërkohë që 36-vjeçari kishte rrëmbyer një thikë buke dhe kishte goditur disa herë në trup të atin.

Kur policia u fut brenda në shtëpi, e gjeti Sakdinin të mbuluar në gjak dhe e prangosi menjëherë duke e detyruar t’i përulej trupit të pajetë të të atit.