Sërish dhunë në familje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar dy persona, të cilat kanë dhunuar pjesëtarët e familjes. 

Konkretisht një 31-vjeçar ka dhunuar babain, ndërsa një tjetër ka dhunuar bashkëshorten.

Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar dy rastet e mësipërme.

Njoftimi i policisë:

“Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi R. K., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”,

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”