Dy persona janë proceduar penalisht në Delvinë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 54-vjeçar.

Bledar Ali, 44 vjeç dhe djali i tij i mitur, E. A., 17 vjeç, janë proceduar penalisht, sepse kanë goditur me sende të forta në kokë Kristo Dhimën, 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë mësohet se shkak i dhunimit ka qenë një aksident me makina ku janë përfshirë të 3 personat.

Babë e bir janë përplasur me makinën e biznesmenit dhe në makinën e tyre ka pasur dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Konflikti mes palëve kishte nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.