Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar sot në fshatin Shkallnur, në Durrës, policia vendore ka dhënë informacionet e para lidhur me krimin brenda familjes.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit!”,– njpfton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.





