Një djalosh 8- vjeçar është martuar me një 61- vjeçare, për shkak se fantazmat e të parëve të tij i thanë të bëjë diçka të tillë.

Sanele Masilela ka lidhur kurorë me Helen Shabangu, që është e martuar tashmë dhe nënë e pesë fëmijëve.

Djaloshi nga Afrika e Jugut tha se të vdekurit i kishin thënë të martohet, duke iu druajtur një hakmarrje hyjnore.

Ata paguan 500 sterlina për nusen dhe më tej 1000 sterlina për ditën e madhe.

Martesa u organizua fiks pas dy muajsh.

Përpara 100 dasmorëve, ata shkëmbyen unazat dhe u puthën në buzë.

Komuniteti është shokuar, kurse familja e ka mbrojtur ceremoninë.

Sanele dhe gruaja e tij nuk kanë nënshkruar një certifikatë martese dhe nuk do jetojnë bashkë.

Të dy i janë rikthyer jetëve normale.

Sanele tha se ai do martohet me një grua të moshës së tij kur të jetë në moshën e duhur.