Dikur prindërit lodheshin duke thirrur fëmijët që të hiqnin dorë nga loja për t'u futur në shtëpi, tani lodhen t'i shkëpusin nga lojërat elektronike për të dalë në ajër të pastër. E ndërsa dikur fëmijët luanin jashtë me balona, tani vendin e tyre e kanë zënë dronët.

Zhvillimi i teknologjisë ka ndryshuar rrënjësisht jetesën e disa brezave. Informacionin që më parë e merrnin përmes gazetave, tani e gjejmë në telefonat inteligjentë. Ndërsa vendin e bukurisë natyrale, po e zënë gjithnjë e më shumë bukuroshet e transformuara nga kirurgjia plastike.

Galeria e fotove më poshtë tregon më së miri se si ka ndryshuar jetesa në mënyrë radikale në 20-30 vitet e fundit vetëm nga zhvillimi i teknologjisë.