Arrestohet një 43-vjeçar nga Gosa e Kavajës, i dyshuar me probleme mendore, pasi dyshohet se ka djegur stallën dhe një kafshë në pronësi të babait të tij. Gjithashtu ka goditur me send të fortë (shufër hekuri), një 53-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime.
Në pranga ra shtetasi A. M., 43 vjeç, për të cilin blutë e Durrrësit thonë se dyshohet që vuan nga probleme të shëndetit mendor.





