Policia e Durrësit raporton sot se zjarri që ra ditën e djeshme në Currila, ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

“Më datë 24.07.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, në një shesh të improvizuar si vend parkimi për mjetet, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur pjesërisht 2 automjete që kanë qënë të parkuara aty. Nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale”, informojnë blutë e Durrësit.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.