"Narkomafia shtetërore e Vlorës shënoi sonte një rekord të ri," kështu e nis postimin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha për djegien e 5 makinave në qytetin bregdetar.

Ndër të tjera, Berisha shkruan se pas ngjarjes në qytet u gjetën fletushka me fjalët "Faleminderit deputeti ynë që shpëtove Pabllon tonë", duke festuar për pranimin e gjykimit të shkurtuar të Klement Balilit, një ditë më parë.

POSTIMI I PLOTË

Narkomafia shteterore e Vlorës shënoi sonte një rekord te ri.

Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.

Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti yne qe shpetove Pabllon tone.

Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb