Policia e Tiranës, ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies ndaj shtatë makinave në një biznes në Kamëz.

I arrestuari është shtetasi me inicialet Amarildo Saliu 23-vjeç.

Dyshohet se i riu i ka vënë flakën një makine në parkim, ku si pasojë janë djegur disa automjete.

Në kohën që 23-vjeçari ka djegur makinat ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Policia po heton se cilat ishin shkaqet që i riu ndërmori këtë veprim.