18 korrik 2015 – Pas djegies së makinës së Armand Telitit, dhe akuzave të demokratit Eduard Halimi, se këtë akt të shëmtuar e kanë bërë dy bashkiakët e PS-së Vangjush Dako dhe Elvis Rroshi, ka mbërritur edhe reagimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet një deklarate në Facebook, Rroshi tregon se nuk e ka as në model dhe as në dëshirë që të merret me makinat e të tjerëve, por përkundrazi, ai e kalon ditën duke u marrë me punët e bashkisë. Madje Roshi shkruan se as nuk e njeh Telitin, e jo më t’i djegë makinën.

Statusi i plotë i Rroshit:

“Pas humbjes me sukses se zgjedhjeve ne Kavaje, Eduard Halimi, malli i importuar ne qytetin tone dhe i skaduar ne vend qe te dale ne publik dhe te kerkoje falje per humbjen dhe balten e derdhur ndaj kandidateve te koalicionit te majte, vijon qe te beje te njejten gje

Ish Ministri i Pa-Drejtesise ka filluar te beje personin e perndjekur "politik" dhe perpiqet ti shmanget humbjes se tij si i deleguar ne Kavaje dhe qe e ndihmoi PD-ne te zhytej me thelle se kurre ne humbje me paska akuzuar sot per djegien makines se nje zyrtari nga Durresi te cilit as emrin e plote nuk ja di jo me t'i djeg makinen.

I bej me dije Halimit dhe gjithe shqupistave se Elvis Rroshi e kalon diten duke u marre me punet e bashkise te cilat nuk jane te pakta dhe se ka as ne model dhe as ne deshirat e tij te merret me makinat e te tjereve.

Eduarti me akuzoi per 600 vota te importuara nderkohe qe humbi me 7600, ndaj i bej thirrje te beje pushimet i qete dhe mos shpife pa te drejte.

I bej thirrje Prokurorise qe te marre Eduard Halimin si person qe ka dijeni per ngjarjen, ne te kundert te ndiqet penalisht per pengim te hetimit.

Ka marre fund koha kur politika ben drejtesi dhe shpall fajtore.”

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/