Automjeti i kryetarit të Partisë Socialiste, Andi Markut i njësisë administrative Kolsh në Lezhë, është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët.

Por lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për “News 24’ Marku, i cili është shprehur se automjeti nuk ishte në pronësinë e tij dhe se mjeti kishte shfaqur probleme prej ditësh.

“Automjeti nuk është në pronësinë time. Atë e kisha në përdorim.  Kishte shfaqur probleme prej ditësh. Dyshoj se djegia e tij mund të jetë si pasojë e një shkëndije elektrike” tha Marku.