Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me ndotjen mjedisore të shkaktuar si pasojë e djegies së mbeturinave në zonën e ish-Kënetës, në Durrës, ngjarje për të cilën banoret akuzonin punonjesit e Ndermarrjes se Pastrimit.

Teksa akuzon Bashkinë e Durrësit, ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, kryeministrin Edi Rama dhe shtetin ligjor në vend, Malltezi liston në një postim në Facebook 4 mësime nga një video e thjeshtë pisanjosësh, siç shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË

1 video – 4 mesime

Digjen hapur mbetjet sot ne mengjes, Rr. Azem Hajdari, Durres.

1. Nese Bashkia do ishte e qytetareve dhe jo e banditeve, Bashkia e Durresit do kish nderhyre menjehere duke (i) nderprere kontraten me kompanine qe mbledh mbetjet, (ii) vendosur gjobe per demtimin e mjedisit & shendetit te qytetareve qe duhet te thithin tymra qysh ne mengjes dhe (iii) cuar ne ndjekje penale keqberesit.

2. Nese Klosi nuk do ishte buratin ne duart e krimit te organizuar, Drejtorin e Inspektoriatit Mjedisor ne Durres nuk do e caktonte Nicja, por do kish marre ndonje nga mbi 500 te diplomuarit me Master apo mbi 100 doktore shkencash ne ceshtjet mjedisore qe do i dhimbte mjedisi dhe shendeti i qytetareve dhe do vepronte menjehere dhe jo te fshihej apo te thoshte nuk ka ndotje edhe kur kanalet e kullimit te ujrave te mbyten nga nafta sic ndodhu javen e shkuar.

3. Nese Edi Rama nuk do ishte peng i krimit te organizuar dhe oligarkeve qe i paguajne rryshfete, do kish nderhyre duke ndaluar keto praktika dhe jo ti lejoje e pastaj te veteshpallet shpetimtar eshe kur kapet DUKE VJEDHUR 15 milione euro pa tender se bashku me bedelin Zoto dhe Alqi Bllakon per gjoja pastrimin e plehrave.

4. Nese do kishte shtet ligjor, prokuroret nuk do i caktonte kunati i ministres se edi rames, nuk do i vetonte motra e ministres se edi rames, dhe nuk do i inspektonte vellai i ministres tjeter te edi rames. Per pasoje prokuroret e lire e jo te kapur do mund te vepronin vete, pa pritur te deklaroje kreu i krimit ne qeveri se ke qytetar duhet te arrestojne dhe kush na qenkerka armiku.

Pra, 4 mesime nga nje video e thjeshte pisanjosesh. Mjafton qe secili te beje detyren dhe jo fasaden e peshtirosur qe ky te behet vend normal. Por mesa duket, Rama nuk e do vend normal, pasi ne nje vend normal vendi i Rames do ishte ne burg per vjedhje ne qindra miliona euro ne menyre te perseritur.