Prokuroria ka nisur zyrtarisht një procedim penal ndaj bashkisë së Kavajës në lidhje me djegien e mbetjeve urbane në kodrën e fshatit Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit.

Mësohet se akuzat që do të hetohen nga prokuroria janë ato mbi “Shkaktimin e ndotjen së tokës dhe të ajrit”, si dhe të “Shpërdorimit të detyrës”, duke identifikuar personat përgjegjës në pushtetin lokal.

Zhvendosja e mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme nga ana e bashkisë, duke u vënë më pas flakën, ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore.

Kanë qenë banorët e fshatrave përreth ata të cilët kanë evidentuar tymin dhe kanë denoncuar ndotjen mjedisore fillimisht.

Ndërkohë edhe pse ka nisur procedimi penal në prokurori, mbetjet urbane vijojnë të mblidhen në fshatin Kazie.