Mediat britanike bëjnë me dije se të gjithë të ndaluarit për vrasjen e shqiptarit Vilson Meshi në Basildon të Britanisë së Madhe janë lënë të lirë.
Hetuesit vijojnë përpjekjet për të identifikuar personin e kapur nga kamerat e sigurisë, që pak orë përpara zbulimit të trupit të 30–vjeçarit. Në video shfaqet një individ me bluzë me kapuç teksa provon të hapë makinën e parkuar të shqiptarit.
Hetuesi, i Sektorit të Krimeve të Rënda në Kent dhe Essex, Stephen Jennings i cili po drejton hetimet për vrasjen e shqiptarit Meshi, deklaron se vijon puna intensive për të zbuluar përgjegjësit e vrasjes së tij. Ai bëri thirrje për këdo që ka parë videon e publikuar nga policia, mund të ketë dijeni se kush mund të jetë ky person të kontaktojë autoritetet, shkruan Shekulli.
Kujtojmë se 30–vjeçari Vilson Meshi, baba i tre fëmijëve, u gjet i djegur brenda makinës së tij Audi A4 më 27 Shkurt.
I dyshuari kryesor i policisë mbetet personi që shfaqet në kamerat e sigurisë.
Policia ka vënë një shpërblim prej 5 mijë sterlina për këdo që do të japë informacione për identifikimin e autorit të vrasjes së Meshit.





