Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave në Tetovë.

Postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare e ka shoqëruar postimin dhe me një fjongo të zezë në shenjë zie, ndërsa shkruan:

“MIRËMËNGJES  dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja.”