Qytetarët janë ngritur sërish në protestë në qytetin e Tetovës për djegien e spitalit Covid që i mori jetën 14 pacientëve.

Disa prej qytetarëve kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Zaev kurse disa të tjerë akuzojnë drejtësinë si të korruptuar.

Ende nuk kanë dalë rezultatet e hetimit për zjarrin në spital, por pas ngjarjes menjëherë dhanë dorëheqjen drejtori dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Opozita ka ngulmuar fort në dorëheqjen e kryeministrit Zaev, por ky i fundit nuk e konsideron pa dalë ende rezultatet e hetimeve.