Dy 18-vjeçarë janë vënë në pranga nga efektivët e policisë së Durrësit pasi akuzohen për djegie të qëllimshme të dy automjeteve në zonën e Plazhit në muajin Shtator të këtij viti. Burimet policore bëjnë të ditur se janë arrestuar shtetasit Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe Eridjon Rubener.

NJOFTIMI:

Durrës

Policia e Durrësit zbardh diegien e qëllimshme të dy automjeteve.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.