Disa persona i kanë vënë flakën një makine. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prellë të Matit, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi për të mos u diktuar.

Por banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Sipas banorëve, ishin disa persona që i kanë vendosur flakën makinës në mesditën e sotme për të humbur gjurmët.

Policia po heton nëse makina është përdorur në ndonjë krim, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se autorët mund të jenë trafikantë droge.