Edhe pse vetëm 6 kilometra nga qyteti, banorët e këtij fshati duket sikur janë në një botë tjetër.
Ky është fshati Shegas, pjesë e Bashkisë së Lushnjës, në të cilin prej 28 vitesh rruga është e shkatërruar, sa që e ka vështirësuar shumë jetesën e banorëve.
Mungesa e infrastrukturës rrugore për këta banorë ka sjellë edhe një problem tjetër, vajzat martohen dhe ikin, ndërsa djemtë nuk gjejnë dot nuse, pasi asnjë vajzë nuk vjen të jetojë në një fshat pa rrugë.
Ata thonë se çdo qeveri që kalon vetëm premton, ndërkohë që për ta jeta bëhet përditë dhe më e vështirë.
“Vdes robi, këtu nuk vjen dot makina”, thotë një banore.
“Vijnë votat i marrin, kemi 16 vjet që këtë parti votojmë. Sa mirë që del Rama atje, ju jeni të djathtë thotë e nuk oi mbështet njëri. Po ne që kemi 20 e ca vjet vetëm majtas, majtas…”, thotë një tjetër banor.





