Një pritje madhështore iu bë Kombëtares Shqiptare, me të mbërritur në Shqipëri. Festa për nder të djemve ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku janë vërejtur edhe situate të sikletshme të disa prej lojtarëve.
Ky vit ka qenë ndryshe ma vitet e mëparshëm, pasi shoqërueset e djemve nuk anë qenë vajzat VIP apo ato që kryesojnë rrjetet sociale për format seksi, këtë here djemtë janë argëtuar në prani të vajzave të panjohura, shkruan “Panorama Plus”.
Sulmuesi Armando Sadiku, autori i golit me Rumaninë, ka qenë ai më i lakmuari nga vajzat e pranishme, të cilat dukej se ishin vënë në garë gjatë mesnatës se kush më shumë e kush më pak ta bënte për vete.
25 vjeçari nga Elbasani është treguar i kujdesshëm në afrimitetin me to, pavarësisht ndonjë gote alkool më shumë. Edhe për faktin se ai ra pre e thashethemeve për lidhje të fshehtë me vajzën modele të ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani.
Pjesë e spektaklit të mesnatës u bë dhe 25 vjeçari shkodran Bekim Balaj. Ai është gjendur në një situatë të sikletshme mes një biondeje dhe një bruneje, pasi herë puthte njërën dhe herë tjetrën.
Biondi më seksi i Kombëtares mund të themi se është ndër më të përfolurit e dy-tri viteve të fundit për lidhje të tij me vajza seksi të botës së televizionit në Tiranë dhe Kosovë.





