Pavarësisht nëse djersiteni në palestër ose thjesht sepse po ecni, kjo mund të nënkuptojë t’i jepni trupit tuaj një hov për shëndetin
Këtu janë shtatë arsye që ekspertët i konsiderojnë përfitimet e djersitjes për shëndetin tuaj mendor, fizik dhe emocional:
Lehtëson dhimbjen
“Ushtrimet stimulojnë rrugët neurokimike në tru, duke rezultuar në prodhimin e endorfinave që veprojnë si një qetësues natyral”, thotë James Ting, një mjek i mjekësisë sportive në Institutin Ortopedik Hoag në Irvine, California.
Pastron poret
“Kur djersitni, poret tuaja hapen dhe lëshojnë papastërtitë që janë grumbulluar brenda tyre”, pohon Whitney Bowe, dermatologe në Briarcliff Manor, Nju Jork. E gjithë papastërtia nga poret grumbullohet në sipërfaqen e lëkurës, andaj përpiquni të lani fytyrën tri herë në ditë, veçanërisht nëse vazhdimisht lëvizni ose punoni.
Detoksifikon trupin
Disa ekspertë besojnë se djersitja mund të shpërlajë trupin nga substanca si alkooli, kolesteroli dhe kripa, andaj zgjidhni një ushtrim ku do të djersiteni më shumë.
Kontrollon luhatjet e humorit
Ju me siguri ndjeni lehtësim dhe ngrohtësi pas një stërvitjeje dhe ka një shpjegim shkencor për këtë. Në fakt, një hulumtim ka treguar se qarqet nervore të ndjeshme ndaj temperaturës në pjesë të caktuara të trurit ekzistojnë dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e humorit.
Parandalimi i ftohjeve dhe infeksioneve
Një studim nga Universiteti Eberhard Karls në Tübingen, Gjermani, sugjeron që djersa njerëzore përmban një peptid natyral antimikrobik të quajtur dermcidin, i cili lufton mikrobet e tuberkulozit dhe patogjenë të tjerë të rrezikshëm.
Rregullon temperaturën e trupit
Djersitja parandalon trupin nga mbinxehja gjatë punës intensive. Pra, çfarë do të ndodhte nëse nuk do të djersiteshit? Në raste ekstreme, mungesa e djersitjes gjatë stërvitjeve në dukje të fuqishme mund të jetë rezultat i një gjendje të quajtur anhidrozë, e cila mund të çojë në marrje mendsh, skuqje të lëkurës ose humbje të vetëdijes gjatë stërvitjes.