Novak Djokovic vazhdon rrugën për një titull rekord të 11-të të Australian Open, pasi mundi Taylor Fritz në një ndeshje emocionuese 3-1 me sete.

Tenisti serbi, që kërkon një Grand Slam të 25-të në karrierë për të kaluar rekordin e Margaret Court prej 24, fitoi 7-6, 4-6, 6-2, 6-3 në kushte të nxehta për të arritur në gjysmëfinale.

“Kam vuajtur shumë në raundet e para. I thashë skuadrës time se kjo ndeshje nuk ishte aspak një sfidë e këndshme për mua. Ishte shumë e vështirë, pasi ishte nxehtë ndërsa dielli ishte i fortë. Ne të gjithë e dimë se Taylor është një kundërshtar shumë i fortë”, tha Djokovic, që ka fituar 33 ndeshjet e tij të fundit teke në Melbourne Park.

36-vjeçar serb do të luajë me Jannik Sinner të premten, pasi italiani mundi numrin pesë Andrey Rublev. 

Sinner fitoi 3-0 me sete dhe avancon në fazën tjetër ku do të përballet me kundërshtarin më të fortë të kompeticionit, Djokovic.

Tek femrat kampionia në fuqi Aryna Sabalenka organizoi një gjysmëfinale magjepsëse të Australian Open kundër adoleshentes amerikane Coco Gauff, pasi mposhti Barbora Krejcikova 2-0 me sete.

Triumfi 6-2, 6-3 i Sabalenka konfirmoi një përsëritje të finales emocionuese të shtatorit të US Open, në të cilën Gauff u kthye nga humbja në setin e parë për të fituar titull e parë madhor.

Gauff, 19 vjeç, mundi Marta Kostyuk të Ukrainës 3-1 me sete 7-6, 6-7 6-2 në Melburn.