3 tetor 2014 – Filip Djordjeviç, sulmuesi i Lazios që shënoi 3 herë në portën e Palermos në fundjavë, është pa dyshim një nga lojtarët më të rrezikshëm te kombëtarja serbe, me të cilën kuqezinjtë e De Biasit do të përballen pas pak ditësh në Beograd për sfidën eliminatore të Euro 2016.
Në një intervistë për mediat e vendit të tij, Djordjeviç tha se te Lazio ndodhen Cana e Berisha, të cilët i ka miq shumë të mirë e madje me ta komunikon në serbisht. Në lidhje me ndeshjen mes dy kombëtareve, sulmuesi paralajmëroi se pavarësisht miqësisë, në fushë nuk mund të ketë tolerancë, por vetëm rivalitet sportiv.





