Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se PD do bëjë gjithçka që projekti i Portit të Durrësit të anulohet.

Ai tha se ky projekt është ndoshta vjedhja më e madhe në të gjithë historinë e Europës.

“Vjedhje me 820 mijë metër katrorë tokë publike, me sipërfaqen ujore në vazhdim me 12 mijë apartamente që do ndërtohen kap vlerën 5 mld euro. E gjithë kjo vjedhje e madhe ka vetëm një qëllim, të bëjë miliarder vetëm Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabari i Edi Ramës. Në mënyrë absolute nuk do lejohet. Do fillojnë denoncimet. Ju keni parë përgjigjet kategorike të Varhelyit i cili shprehet se respektimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit është detyrim. Ndaj do bëjmë gjithçka që të anulohet”, tha Berisha.