Motra e këngëtares Demi Lovato humbi fëmijën e saj gjatë lindjes.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë motra e këngëatres, Madison De La Garcia.
Me anë të një postimi ajo zbuloi se fëmija i saj i parë me Ryan Mitchell vdiq gjatë lindjes, menjëherë pasi iu nënshtrua një operacioni cezarian.
“Në pasditen e 27 shtatorit, pas një seksioni urgjent, Ryan dhe unë mbajtëm vajzën tonë për herë të parë dhe të fundit. Faleminderit Xiomara, që na bëre prindër të engjëllit më të përsosur në parajsë. Mami dhe babi të duan vajza ime e ëmbël”, ka shkruar motra e Demi Lovatos në postimin e saj.
Këngëtarja ka lënë një mesazh mbështetjeje nën postimin e së motrës, ku i shpreh dashurinë.
“Të dua shumë Xiomara. Një engjëll në çdo kuptim të fjalës. Unë do të jem tezja jote përgjithmonë ”, shkruan Demi Lovato.
“U prehsh në paqe mbesa ime e përsosur, Xiomara. Unë jam shumë mirënjohës që ju mbajta. Unë do të jem përgjithmonë tezja jote . Më pas ajo etiketoi motrën e saj dhe shtoi: “Të dua shumë”.