Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama bëri apel për bashkëpunim dhe reagim të koordinuar për të minimizuar dëmet dhe për të përballuar situatat emergjente që mund të vijojnë gjatë valës së motit të keq.
Ai tha se reshjet kanë shënuar deri në 300 milimetra në disa zona, ndërsa në Durrës janë regjistruar 42 mm shi. Rama tha se nga përmbytjet janë prekur 1 mijë e 587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, si dhe janë përmbytur disa institucione si qendra shëndetësore dhe arsimore.
Rama iu bëri thirrje edhe deputetëve që të shkojnë pranë njerëzve të prekur nga përmbytja.
“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.
Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë. Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.





