Moska i është përgjigjur ashpër sanksioneve që janë vendosur nga Perëndimi.

Rusia ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj saj do të bien drejtpërdrejt mbi vetë Bashkimin Europian.

“Paketa aktuale e sanksioneve do të ndikojë në përkeqësimin e problemeve socio-ekonomike në vetë BE-në”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.