E keni lënë për të dalë sonte apo nesër në mbrëmje dhe ende nuk e keni vendosur se çfarë të vishni?
Mos e vrisni më mendjen, mund t’i hidhni një sy fotogalerisë së mëposhtme, ku ofrohen larmishmëri kombinimesh dhe e sigurt se do të gjeni zgjidhjen e duhur.
Në një bar me partnerin, në pub me shoqet e mikeshat tuaja, apo në një restorant me familjarë e miq, stilisti Niko Komani ka menduar për secilën prej jush. Ai sjell kombinime të ndryshme, për femra me stile të shumëllojshme të të veshurit.
“DurrësLajm” ka shkëputur fotot nga profili zyrtar i stilistit për t’ua servirur ndjekëseve të faqes sonë.
Moderne, seksi, klasike apo trendy, ju takon ju të zgjidhni!